×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sulmohet një 23 vjeçare në Prishtinë, pëson lëndime trupore

    Reporteri
    07 Janar 2023 | 22:06
    Foto ilustruese

    Një grua e moshës 23 vjeçare është sulmuar sot në Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se viktima ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

    E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia thotë është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK.

    Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjatjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje.

    Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç) .
    E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!