×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sulmohet Qëndron Kastrati

    Reporteri
    14 Nëntor 2021 | 16:44

    Shefi i Shtabit të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës.

    Arianit Ibrahimi ka postuar në Facebook detaje se si ka ndodhur sulmi.

    Ai thotë se një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

    Postimi i tij i plotë:

    Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.

    Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok.

    Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!