Kreu i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka treguar se si i ka raportet me Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë në intervistën REPORTER n’Komunë se me të gjitha qeveritë ka pasur bashkëpunim të mire, dhe se ka premtime edhe nga Qeveria Kurti se do t’i mbështeten projekte të ndryshme komunë që udhëheq.
“Ne me të gjitha qeveritë kemi pasur bashkëpunim të mirë, kem premtime edhe nga Qeveria Kurti, kam bërë kërkesë të takohem edhe me kryeministrin dhe ministrat, që të kemi mbështetje edhe me te madhe”, ka deklaruar Suma.
Ai ka treguar se deri tani ka takuar ministren e Arsimit dhe të Kulturës me të cilët ka biseduar për realizimin e projekteve që do të ndikonin në mirëqenien e qytetarëve të Hanit të Elezit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.