×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Surroi: Shteti është përgjegjës, e mori të gjallë Astrit Deharin, e familjes ia ktheu të vdekur

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 15:40

    Pasi u publikuan konkludimet e raportit të ekspertëve zviceranë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i cili nuk përjashtonte mundësinë e vrasjes, ka reaguar publicisti dhe gazetari Veton Surroi.


    Surroi ka thënë se deri më sot shteti i Kosovës ka pasur dy rrafshe përgjegjësie juridike në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, mirë posipas  Surrroit me publikimin e raportit zviceran, shteti i Kosovës ka përgjegjësi juridike edhe për dyshimin se me neglizhencë apo paramendim ka fshehur probabilitetin e lartë të vrasjes së Astrit Deharit.

    Surroi ka kërkuar një hetim të plotë me qëllim që për vdekjen e Astrit Deharrit të vihet drejtësia në radhë të parë për familjen e tij dhe pastaj për tërë qytetarët e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Surroit:

    Shteti i Kosovës e ka marrë Astrit Deharin të gjallë nën përkujdesjen e vet juridike dhe ia ka kthyer familjes të vdekur.
    Deri më sot , shteti i Kosovës ka pasur dy rrafshe përgjegjësie juridike. Një, arrestimin e një të dyshuari për “terrorizëm” me prova që nuk kalojnë testin e dyshimit të bazuar dhe dy , dështimin në mbrojtjen e jetës së tij , mes tjerash edhe duke e mbajtur një të akuzuari për “terrorizëm” në sektor të burgut me të dyshuar për krime ordinere.
    Prej sot ,me publikimin e raportit zviceran, shteti i Kosovës ka përgjegjësi juridike edhe për dyshimin se me neglizhencë apo paramendim ka fshehur probabilitetin e lartë të vrasjes së Astrit Deharit.
    Të tri përgjegjësitë e shtetit të Kosovës duhet të zbërthehen me një hetim të plotë e me pasoja përgjegjësie juridike , që i japin drejtësi Astrit Deharit , familjes së tij dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!