×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 23:58

    Dy ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten parashihen reshje të intensitetit  mesatar.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

    Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve  që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!