Sot në Kosovë nuk parashihen të reshura. Mëngjesi me ngrica, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale arrijnë deri në 3C e 5C. M
Mot i ndryshueshëm vazhdon në ditët e ardhshme, me vranësira, intervale me diell, por edhe reshje shiu. Temperaturat në rritje, deri të premten edhe deri në 13C e 14C.
“Sipas trendeve të fundit stinore, të përllogaritura në fillim të muajit, stina e dimrit nuk do të jetë shumë e ftohtë nga vendi ynë. Patjetër, periudha të ftohta me borë do të ketë, por që nuk mund të zgjasin gjatë”, shkruan Prishtina Weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.