Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj, kanë drekuar para takimit që mbahet pasdite, njofton Klan Kosova.
Takimi zhvillohet në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Delegacioni i Kosovës gjatë ditës së sotme ka pasur disa takime, si me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa tani Delegacioni i Kosovës ka arritur në Ambasadën Amerikane në Berlin.
Aty janë pritur nga ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.