Ministri i Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Federov, përmes një video-montazhi, ka paraqitur skena imagjinare teksa sulmohet qendra e Parisit.
Ai, më anë të këtij materiali tha se pas luftës në Ukrainë, Rusia nuk do të ndalet para asgjëje, teksa kjo vlenë për të gjithë, sipas tij.
“Ku janë garancitë që nesër nuk do të shkatërrohen shtëpitë tuaja, ose nuk do t’i vrasin të dashurit tuaj? Nëse ne humbasim, humbni edhe ju”, ka shkruar Federov, transmeton Klankosova.tv.
Federov, në këtë video citoi presidentin Zelensky, teksa bën thirrje për mbyllje të qiellit në Ukrainë, ose t’u japin atyre avionë luftarakë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.