×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Urdhri i Biden për ata që cenojnë sigurinë, Vlora Çitaku tregon pse nuk është përfshirë marrëveshja e Marti Ahtisaarit

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 7:40

    Ish ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka komentuar rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për ndalim hyrjen e zyrtarëve që nuk respektojnë marrëveshjet ose kërcënojnë sigurinë, duke thënë se ky urdhër ekziston nga viti 2001 dhe presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë.


    Çitaku në një postim në Facebook shkruan se sipas saj arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e presidentit Ahtisaari është se formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.

    Postimin i saj:

    Diçka për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden.

    Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001 (është amandamentuar ndërkohë) Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.

    Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë (ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)

    Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve serb hyrjen në SHBA.

    Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

    Ai ka zgjeruar fushëveprimin e aktit për bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

    Ky urdhër përfshin ish-vendet e ish- Republikës së Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!