×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ushtria ukrainase ia merr rusëve tanket në Kharkiv

    Reporteri
    05 Mars 2022 | 13:07

    Ushtria ukrainase vazhdimisht po njofton botën me më të rejat në luftimet e ashpra që po zhvillohen në këtë vend, mes tyre dhe ushtrisë ruse që filloi pushtimin dhjetë ditë më parë.

    Ata së fundmi publikuan fotografi nga situata në rajonin e Kharkivit, ku pati granatime të pandërprera nga ana ruse.

    Megjithatë ukrainasit u kanë rezistuar duke arritur t’ua marrin disa tanke rusëve të cilave ua vizatuan flamurin ukrainas.

    Gjithashtu është bërë e ditur se Kharkivi mbetet nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, dhe konsiderohet si qyteti i dytë më i madhi në këtë vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!