Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Han të Elezit dhe Shtërpcë.
Ai ka premtuar se si kryeministër do të angazhohet që Hanin e Elezit ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur.
Statusi i plotë:
“Dy vendbanime, me qytetarë të mrekullueshëm, ku me investime më të mëdha mund të bëjmë edhe ne mrekulli.
Si Kryeministër i ardhshëm me besimin më të madh qytetar, për Hanin e Elezit do të angazhohem që ta bëj zonë kufitare shumë më të zhvilluar, kurse Shtërpcën zonë turistike shumë më të bukur.
Qytetarët tanë e meritojnë një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm, me shanse të barabarta për të gjithë, me ekonomi të fuqishme, me vende pune të qëndrueshme dhe me rininë tonë që jeton këtu.
Në votën tuaj dhe në numrin 112 është e ardhmja e Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.