Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme 2019, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se me 6 tetor , qytetarët e Kosovës duke e votuar PDK-në , do t’i thonë po partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera në videon promovuese të fushatës së djeshme në Mitrovicë të cilën e ka publikuar Veseli, thuhet se me 6 tetor qytetarët të cilët do ta votojnë PDK-në, do të thonë po për ekonominë e dijes dhe inovacionit si dhe do t’i thonë po luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës, do t’i thonë PO partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. #PDK112
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/507608903370721/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.