Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me qytetar në Fushë Kosovë ka kërkuar nga përkrahësit që të bashkohen dhe të punojnë për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Shumë shpresë dhe entuziazëm me Partinë Demokratike të Kosovës edhe në Fushë Kosovë.
Në çdo fshat dhe qytet, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, qytetarët me hapa të sigurt po ecin drejt një të ardhmeje më të mirë, me mundësi më të shumta për të rinjtë dhe me perspektivë më të madhe në vendin tonë.
Bashkohuni dhe punoni për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, sepse kur fitojmë ne – fiton Kosova.
Votoni me përgjegjësi. Votoni për të ardhmen tuaj. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.