Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka vizituar sot pikën e SHELL-it në Kosovë, nga ku thotë se e kishte kuptuar që punëtorët e kësaj kompanie veçse e kishin vendosur t’ia japin votën.
Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ta forcojnë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Në bazën e SHELL-it në Kosovë takova të reja e të rinj, që me përkushtim punojnë për të siguruar mirëqenie për familjet e tyre.
Ne do ta forcojmë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, qasje më të mirë për prodhuesit në lëndë të parë dhe investime të huaja në vendin tonë, duke sjellë marka të njohura botërore.
Çdo ndërmarrësi në Kosovë i premtoj se politika e jashtme do u vihet në shërbim për promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” dhe lehtësimin e bashkëpunimit të tyre ndërkombëtare.
Punëtorët e SHELL-it tashmë kishin vendosur së kënd do ta votojnë. Numri 112 është shpresa e Kosovës! #PDK112.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.