×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli: Qeveria e re do të jetë shumë më e vogël, s’kemi pritur kaq shumë përkrahje

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 21:56

    Kandidat i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se nëse ai fiton zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Qeveria e re e Kosovës do të jetë shumë më e vogël sa i përket numrit të ministrive.


    Megjithatë, sipas tij, ajo do të jetë shumë më efikase.

    “Kam ekipin, por s’do të flas me emra e numra. Do të ketë miks të ministrive edhe si dizajn. Do të jetë shumë më e vogël, por shumë më efikase”, ka thënë ai duke theksuar se fokusin do ta ketë te të rinjtë, inovacioni, teknologjia dhe bizneset.

    Veseli ka thënë se edhe nëse i merr 50 për qind në zgjedhje, do të kërkojë partnerë për të qeverisur bashkë.

    Nuk ka folur për sondazhet teksa ka thënë se “sondazhi më i mirë është qytetari”.

    “Vërej përkrahje të jashtëzakonshme, por kam thënë që dashtë Zoti na jep fuqinë, ndërsa me guximin e dijen këto projekte do të shkojnë deri në fund. Është përkrahje e jashtëzakonshme që s’kemi pritur. Po tejkalon limitet e partisë. Njerëz që s’i takojnë partisë më kanë ndalur duke më thënë se na përkrahin”, ka deklaruar më tej ai.

    Veseli në fund ka folur edhe për temat relaksuese. Ka thënë se nuk di të këndojë e as vallëzojë, ndërsa për muzikë ka theksuar se dëgjon Inva Mulën, Ilirin Shaqirin e Ismet Behgjetin ndër shumë këngëtarë shqiptarë. Për të huajt ka thënë se i dëgjon “çikat e Kosovës”. Veseli ka thënë se e pëlqen shumë futbollin duke theksuar se kombëtaren e Kosovës e përkrah shumë “sepse janë djem tejet të mirë”.

    “Më vjen nganjëherë gjynah që bartin barrën e gjithë Kosovës se e dinë qysh i shikojmë”, ka thënë ai. Veseli ka thënë se shikon shumë filma, ndërsa për libra ka shtuar se “nuk mi zë shtëpia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!