×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetëvendosjes i dështon tubimi në Viti, ia mbyllin dyert e shkollës

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 23:56

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur pas një tubimi që u ndalua në Viti, pasi atje ua mbyllën dyert e shkollës dhe nuk i lejuan të futen brenda.


    Konjufca tha se këto përpjekje për t’i ndaluar janë të kota sepse sipas tij, Albin Kurti është në zemrat e tyre dhe se Vetëvendosja do t’i fitojë zgjedhjet të dielën.

    “Prej faktit që u munduan me e ndalë Albin Kurtin mos me kandidu në zgjedhje e deri këtu që po na i mbyllin dyert e shkollave që i kemi ndërtu vetë me duart tona, me mundin tonë dhe sakrificën e me tatimet e popullit të Kosovës, këta kot e kanë, se Albin Kurti është në zemrën e juaj dhe Vetëvendosja do t’i fitojë zgjedhjet me 14 shkurt”, ka thënë Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!