Problemet me gropa në rrugët e kryeqytetit s’kanë të ndalur. Së fundmi, në një video të postuar në Facebook nga faqja “Vrojtuesit e lagjeve” është parë një veturë që ka rënë në një gropë të thellë në rrugën “Sali Nivica” të Prishtinës.
Bëhet fjalë për rrugën që gjendjet në lagjen Bregu i Diellit.
Sipas “Vrojtuesve”, kjo rrugë tash e tre muaj është në gjendje të tillë, ndërsa në pamje shihet vetura e tipit Audi, me gomën e parë të saj që ka rënë në gropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.