Detja të reja kanë dalë në dritë për personin me inicialet M.N. që u gjet i vdekur në Rugovë të Pejës.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhej se më 26 prill, tre të dyshuar kanë rrahur me mjete të forta një familjar të tyre tek Qafa e Broqit në Pejë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se i shin përdorë në rast dhe një veturë”, thuhej në raportin 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti tragjik ndërlidhet brenda familjes, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera me arsyetimin se do ta lëshon raportin me detaje të sakta për të gjitha mediat.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe zëdhënësi për media nga Prokuroria Themelore, Shkodran Nikçi, konfirmoi se është gjetur trupi i viktimës.
“Është gjetur nga njësitet policore trupi i pajetë i viktimës në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Rasti ka kaluar në kompetencë të Krimeve të Rënda. Prokurori i shtetit ka dal në vend të ngjarjes”, ka deklaruar Nikqi.
Trupi i tij është gjetur nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Gjendet një person i pajetë në fshatin Reka e Allages të Pejës
Detaje të reja për personin që u gjet i vdekur në Rugovë, këta janë të dyshuarit