×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani ia dërgon një “selam” LDK-së pak ditë para votimit të Qeverisë së re

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 12:37

    Nënkryetarja e LDK-së duket se vazhdon të mos i ketë punët mjaft mirë me partinë e saj, e sot u shfaq me njeriun kryesor që ka sulmuar partinë.


    Kryeparlamentarja zgjodhi që të shkojë bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të kryer vizita në Ditën e të Pagjeturve, shkruan Reporteri.net.

    Vjosa Osmani bashkë me Albin Kurtin vizituan Mejën e më pas bën homazhe edhe në Prishtinë.

    Sidoqoftë, ndonëse nuk foli për politikë, shfaqja e Osmanit me kryeministrin Kurti në kohën kur raportet në mes të dyja partive janë në kulmin e acarimit, po konsiderohet si mesazh KUNDËR qeverisë së re.

    Vjosa Osmani deri tash nuk është deklaruar fare për nismën për qeverinë e re, përvec se ka dalë kundër me votim në Këshill të Përgjithshëm lidhur me koalicionin e mundshëm me partitë opozitare.

    Kurti, ndërkaq, duke qenë krah Osmanin e ka kritikuar partinë e saj, duke thënë se po bëjnë ping-pong politik dhe nuk ka pranuar të flas më gjatë./Reporteri.net


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!