×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Vjosa Osmani nga Prizreni: Detyrë e jona ta thyejmë murin e betonit që është ndërtuar me krim e korrupsion

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 20:05

    Lista e Vjosa Osmanit sot ka hapur zyrën e saj në qytetin e Prizrenit nga ku ka bërë thirrje qytetarëve ta mbështesin atë dhe kandidatët e saj që garojnë për deputetë që janë si pjesë e listës së Vetëvendosjes.


    Osmani ka thënë se edhe qytetarët e Prizrenit e kanë të pamundur ta durojnë keqqeverisjen.

    “Edhe në Prizren njerëzit e kanë të pamundur me duru keqqeverisjen, sot duhet të zgjedhin mes fatit të shpëtimit të fëmijëve të tyre apo t’ua lënë në dorë keqpërdoruesve edhe për 20 vite të tjera. Vetëm kur është bashkuar një popull i tërë ne si shqiptarë kemi pasur sukses, e njëjta do të jetë edhe me 14 shkurt”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka kërkuar që siç ka thënë të mos ndalen dhe të luftojnë siç ka thënë kundër kapjes së shtetit.

    “Ju lus secilin prej jush që mos ta kurseni asnjë sekond që të mos ua falni atyre që keqpërdorën besimin në taksat tuaja as edhe një sekond më, por të troktini në secilën derë që ta kërkojmë besimin qytetar dhe ta bëjmë ndryshimin që e meritojnë brazat tanë por edhe ata që do të vijnë pas nesh. Nuk do të jetë e lehtë sepse kemi shumë sfida para vetes, dhe kjo zyrë që është hapur sot nga Lista Guxo është një hap i parë drejt ndryshimit të madh që synojmë ta bëjmë me njerëz të vullentit të mirë që jemi bashkuar me një listë. Kosova nuk e ka sot luksin të flas për ideologji politike sepse e kemi një mur përpara me beton që është ndërtuar me krim e korrupsion, detyrë e jona është ta thyejmë atë muri, ta luftojmë kapjen e shtetit”, tha ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!