×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Voton Albin Kurti, shoqërohet nga bashkëshortja dhe vajza e tij

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 10:00

    Kandiati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka hedhur votën e tij në Fakultetin Juridik në Prishtinë.


    Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    Ai ndër të tjera ka thënë se sot të gjitha përgjigjeve të partive dhe politikanëve gjatë fushatës do tu përgjigjet sovrani, shkruan Reporteri.net

    “Dita sot është fort e veçantë, të gjitha përgjigjeve të të gjitha partive e politikanëve u përgjigjet populli si burim i sovranitetit në republikën tonë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur a je i varfër, a vjen nga fshati apo qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo. Të gjithë jemi të barabartë. Sistemi politik është hapur për të gjithë. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë shancë unike për nga karakteri dhe historik për nga pesha”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!