Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka votuar sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Mustafa para medieve tha se kjo ditë është e rëndësishme për qytetarët e vendit.
“Kam besim te qytetarët. Unë do t’i ftoja qytetarët të marrin pjesë masovikisht, në mënyrë që të shprehet vullneti i tyre me numër më të madh”, ka thënë ai, derisa, ka shtuar se edhe në fushatë ka pasur më shumë njerëz, e për këtë shpreson se do të ketë më shumë votues.
“Gjatë fushatës ka pas njerëz më shumë prezent, dhe konsideroj që do të kemi më shumë votues, që për herë të parë do të votojnë. Shpresoj dhe besoj që të dalin më shumë se herat tjera. Nuk kam vrejtë ndonjë parregullsi të madhe, e kam përcjellë prej mëngjesit, nëse ka diçka ne do të dalim, është me rëndësi që të ketë një proces rregull”, ka thënë ai.
Ndryshe, Gjendja shëndetësore e Mustafës nuk dukej aq e mire, gjatë tërë kohës ishte i shoqëruar nga djali i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.