×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vuçiq “ballafaqohet” me ambasadorin Rohde që e kishte quajtur anti-serb

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 14:22

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorët gjermanë nga rajoni, përfshirë edhe atë të Kosovës, Jorn Rohde.

    Për këtë të fundit, Vuçiq pati bërë disa deklarata të ashpra, duke e quajtur atë edhe antiserb. Këto deklarata ai i kishte bërë pas kërkesës së Serbisë për kthimin e disa trupave serbe në Kosovë, e për të cilën ishte përgjigjur Rohde.

    “Në ditët e fundit, që nga kërkesa për kthimin e ushtrisë sonë në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe marrëdhëniet e partneritetit që kemi me NATO-n dhe pa dëshirën për konflikt, në vend që të marrim një përgjigje nga KFOR-i, filluam të marrim deklarata të politikanëve, kryesisht nga Gjermania, nga Baerboku, përmes ambasadorit të gjithëpushtetshëm në Prishtinë, i cili ndërhyn në çdo gjë, deri te ambasadori gjerman në Beograd”, kishte thënë Vuçiq.

    Bashkë me ambasadorët nga Beogradi, Tirana, Sarajeva, Shkupi, Podgorica dhe Prishtina, prezent ishte edhe i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

    “Unë theksova rëndësinë që Serbia i kushton marrëdhënieve me Gjermaninë dhe ripërsërita qëndrimet e prera të vendit tonë kur është fjala për bashkëpunimin në rajon dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!