×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vuçiq: Vështirë me shqiptarët, “New Yorku është qytet i tyre”

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 21:39

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha sonte Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se me zyrtarët amerikanë ka biseduar në lidhje me Kosovën duke vlerësuar “se kjo është një temë e rëndë dhe e komplikuar për Shtetet e Bashkuara”, përcjell Koha.net raportimin e FoNet-it.


    Vuçiq ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.

    “Njerëzit po bëjnë punën e vet, ata po luftojnë nga këndi i tyre, puna jonë ka qenë t’u tregojmë se po luftojmë për vendin tonë. Thelbi është se ata po investojnë shumë energji e përpjekje, New Yorku është qyteti tyre, nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për shumë lobistë”, ka thënë Vuçiq.

    Siç është shprehur ai, Serbia ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.

    Vuçiq ka thënë se edhe Shqipëria po punon për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Ata e thonë hapur se shteti tjetër po punon për njohjen e Kosovës” ka deklaruar Vuçiq.

    Sipas tij, SHBA janë më të hapur të dëgjojnë propozimet e palës serbe.

    “Prishtina po e bën punën e vet, ne tonën, të shohim kush do t’ia dalë”, është shprehur.

    Duke përmendur takimin që ka pasur me presidentin e Kongos, Vuçiq ka thënë se “Ndonëse ishin pranë njohjes së pavarësisë së Kosovës, megjithatë nuk e kanë bërë këtë gjë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!