×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 20:28

    Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur nga zjarret që kanë kapluar shumë pjesë të Kosovës në javët e fundit.


    Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte. Si pasojë e zjarrit, një person nga Komuna e Malishevës tashmë ka vdekur.

    Policia tashmë ka arrestuar disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.

    Për shuarjen e zjarreve, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s si dhe banorë lokalë.

    Disa pamje të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!