Qeveria e Kosovës është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, shkaku u pandemisë Coronavirus. Njoftimin e ka dhënë zëvendëskryeministri Haki Abazi, në një konferencë për media.
“Ajo që është propozuar nga presidenti, është konsideruar dhe shifet si masë ekstreme”, tha ai.
Tregoi se këtë ia ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti edhe presidentit Hashim Thaçi.
“Ne mendojmë se për një gjendje të tillë duhet të përcillet situata, dhe të veprohet në momentin e duhur. Por tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do të duhet të merrnin një vendim të tillë tash”, shtoi Abazi.
Ndryshe, Presidenti i vendit Hashim Thaçi sonte ka propozuar për votim në Kuvend për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas konfirmimit të 19 rasteve të të prekurve me pandeminë Coronavirus. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.