×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / IPK

    Suspendohet një polic në Fushë Kosovë, dyshohet për një rast sulmi jashtë detyrës zyrtare

    Reporteri
    04 Shkurt 2026 | 16:00

    Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policer të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

    Suspendimi i tij vjen pas hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Sulm”, shkruan Reporteri.net.

    Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

    “Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!