Në fshatin Plemetin të Obliqit, në të njëjtin oborr funksionojnë dy shkolla, njëra e komunitetit serb e tjetra e nxënësve shqiptar.
Aty janë dy qendra votimi, ku gjithçka është në rregull sipas procedurave për të filluar ditën zgjedhore.
Por, gjatë mbrëmjes është raportuar për një incident fizik, ku Iniciativa Qytetare e Obliqit ka thënë se disa aktivistë të këtij subjekti janë sulmuar nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KlanKosova.
Këto dy subjekte garojnë në këto zgjedhje për Obliqin.