×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit i keqpërdorë fëmijët për fushatë zgjedhore – ky veprim është i ndalur me ligj

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 22:10

    Ekspozimi i fëmijëve nga kandidatët dhe partitë politike nëpër fushata zgjedhore është i ndaluar me ligj.

    Ndonëse organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë bërë thirrje që ata të jenë larg fushatave zgjedhore, në të gjitha proceset zgjedhore të mbajtura në Kosovë, fëmijët pashmangshëm kanë qenë pjesë e fushatave, qoftë në video të ndryshme promovuese, por edhe në tubimet e partive, apo në postimet elektorale në Facebook gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

    Madje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dënuar në zgjedhjet e kaluara partitë për përdorimin e fëmijëve në fushata zgjedhore.

    Një keqpërdorim të fëmijëve po e bën në fushatën e tij edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Ai në që nga fillimi fushatës, në disa raste, ka publikuar fototografi me fëmijët.

    Në një rast shkas ka gjetur fillimin e vitit shkollor por në disa raste të tjera ka publikuar fotografi ku fëmijët të jenë pjesë e tubimeve të tij zgjedhore.

    Ramosaj ka publikuar fotografi nga tubimet e tij zgjedhore ku pjesëmarrës janë edhe fëmijët.

    Madje në një fotografi të publikuar nga vet Ramosaj shihen disa fëmijë të veshur me bluza me fotografinë e tij.

    Bashkim Ramosaj është kryetar aktual i Deçanit. Në zgjedhjet e 17 tetorit ai ka kundërkandidat Ardiana Qorrajn nga PDK-ja, Hyri Dobrunaj nga LDK, Orges Tafilaj nga Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!