Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj shprehet i bindur se Ardian Gjini do të udhëheq edhe për një mandat tjetër me komunën e Gjakovës.
“Unë mendoj se kryetari i Gjakovës e ka një infrastrukturë të AAK’së të fuqishme që e përkrah dhe mendoj që e ka shumë lehtë. Edhe me punën që e ka bërë rezultatet janë evidente, të prekshme për qytetarët dhe nuk shoh asnjë pengesë që kryetari i Gjakovës të dalë fitues në këtë mandat”, thotë Lekaj.
“Sa i përket z.Kusari-Lila, e kanë provuar qytetarët katër vjet dhe në këtë drejtim unë nuk e di pse ka harxhuar kohë që të vijë dhe të kandidojë sepse më qytetarët e Gjakovës e kanë marrë të mbarën me qeverisjen e Gjinit dhe s’kanë parë ndryshim me ardhjen e Kusari-Lila”, shtoi ai për RTV Dukagjini.
Lekaj është optimist për rezultatin e AAK’së në të gjithë vendin.
“Mendoj se jemi shumë të përgatitur në këto zgjedhje lokale. Gjashtë komunat që i kemi qeverisë do t’i vazhdojmë prapë edhe katër vjet me punën që është bërë, me rezultatin që e kanë bërë qytetarët. Edhe në katër komuna Është 100 për qind që do t’i mbajmë gjashtë komunat që kemi”, theksoi Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.