×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Shala i LDK-së shpalos planet e tij për Gjakovën

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 23:02

    Teki Shala kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shpalosi programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke u fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, aftësimin e grave në biznes dhe ujërat e zeza që regjioni i Hasit i ka problem.


    “Platforma zgjedhore e LDK-së dhe platforma ime personale premton zgjidhjen e shumë problemeve, në zgjidhjen e shumë halleve të qytetarëve edhe në investime jo vetëm në infrastrukturë siç ka ndodhur në qeverisjen aktuale. Komuna nuk është fabrikë që prodhon asfalt por duhet të jetë institucion në shërbim të qytetarëve. Ne premtojmë që në qeverisjen tonë në pjesën Lipovec-Greqinë-Demnjan do të investojmë në një çerdhe të fëmijëve e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në punësimin e femrës së kësaj ane, do të ndikojë në shkollimin e fëmijëve, do të ndikojë në rritjen e të ardhurave për familje dhe do t’i sigurojë kuadro të mjaftueshme bizneseve”, tha Shala.

    Shala ka thënë se si rezultat i mosinteresimit të komunës, shesh bizneset ballafaqohen me mungesë të punëtorëve.

    Në këtë takim u prezantuan edhe kandidatët për Asamble të Gjakovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!