×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj prezanton projektin e Parkut të ri të qytetit, me parking nëntokësor

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 14:02

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka prezantuar Parkun e ri të qytetit, në zemër të Prizrenit, me karakter multifunksional, i cili do të transformoj hapësirat pas objektit të Shtëpisë së Bardhë.


    “Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional. Në pamje reale mund ta shikoni tranformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish ndërmarrjes Liria, i cili do të largohet.

    Në këtë projekt të madh parashihet:

    ? Nënkalimi nga ish BVI në Bazhdarhane në gjatësi deri 200m
    ? Qendër multifunksionale me hapësira të gjellbërta dhe shtigje për këmbësorë
    ? Hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore
    ♻️ Kulme të gjelbërta të dedikuara për qytetarët
    ? Parkingu tri nivelësh me 690 vendparkingje ” ka thënë Totaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!