Abazi i PDK-së: Të mobilizuar për fitoren e madhe, loja është në terren dhe jo në sondazhe

Kandidati për deputet i PDK-së në Vushtrri, Menduh Abazi, ka ka theksuar se Vushtrria është e mobilizuar për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.


Abazi ka postuar edhe një fotografi me bashkëpartiakët e tij ku ka shkruar se si ekip fitues nga Vushtrria janë të mobilizuar për fitoren e madhe.

“Ekipi fitues nga Vushtrria i mobilizuar për fitoren e madhe të Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Loja është në terren jo në sondazhe. Ju presim të gjithëve në kremten tonë me 14 shkurt.” ka shkruar Abazi.

Abazi edhe mbrëmë kishte reaguar pas një sondazhi të publikuar që lidhet me kandidatin e VV-së, Armend Muja, dhe që e nxjerrë VV-në me një fitore prej mbi 50%.