×
  • Lajme
  • Pa kategori

    KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 20:27

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar subjektin politik Nisma Socialdemokrate.


    Po ashtu anëtarët e KQZ-së nuk e kanë certifikuar as listën me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur në mbledhjen e mbajtur nga KQZ-ja, ku pas hedhjes në votim të certifikimit të subjektit politik, pavarësisht se pati 6 vota për.

    Subjektet politike të cilat nuk çertifikohen kanë të drejtë të përcjellin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme.

    Arsyeja e mos-çertifikimit të Nismës është mos-zëvendësimi i kandidatëve të cilët në tri vitet e fundit kanë pasur probleme me ligjin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!