×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Përfaqësues të Ambasadës Amerikane vizitojnë dhomën operative për zgjedhje

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 11:03

    Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.


    Gjatë kësaj vizite, znj. Owens u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me angazhimin që është duke u bërë në dhomën operative në mbrojtjen e votës, përmes monitorimit në teren.

    Po ashtu, ajo u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar nga të gjitha regjionet nga prokurorët e caktuar dhe nga stafi mbështetës si dhe koordinimi i cili është duke u zhvilluar me institucionet tjera si: Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror për Zgjedhje.

    Ndërkaq, znj. Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokurori i Shtetit për ta siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Natyrisht, ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke votuar por edhe duke raportuar në Policinë e Kosovës dhe Prokurori çfarëdo mashtrimi apo keqpërdorimi të mundshëm të votës.

    Lana Owens, nga dhoma operative e Prokurorit të Shtetit, bëri thirrje që çdo gjë të gabuar që shihni ta raportoni në organet kompetente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!