×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Zyberaj: Shtetin e kemi, tash duhet ta ndërtojmë e zhvillojmë

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 20:03

    Kandidati për deputet i AKR-së, që garon në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj ka takuar një grup të rinjsh. Ai ka thënë se në takim ka diskutuar për atë se si rinia, ky aset i çmuar i shoqërisë tonë, nuk është orientuar në kanalet e duhura të arritjes dhe realizimit profesional.



    Postimi i tij i plotë:

    Takim i vyer me të qytetarët e ndershëm të vendit, të cilët të fascinojnë me idetë e tyre për zhvillimet, politikën, të ardhmen dhe gjithçka lidhet me mirëqenien e Shtetit tonë.

    Në takim diskutuam shumë për atë se si rinia, ky aset i çmuar i shoqërisë tonë, nuk është orientuar në kanalet e duhura të arritjes dhe realizimit profesional.

    Pata rastin të shpalosë para tyre edhe një pjesë të shkurtër të programit politiko-ekonomik të AKR-së e LDK-së që në qendër ka pikërisht adresimin e shqetësimeve dhe kërkesave të tyre të drejta.

    Shtetin e kemi. Tash duhet ta ndërtojmë e zhvillojmë.

    Kjo është e domosdoshmja e së ardhmes tonë.

    Këtë domosdoshmëri e jetësojnë SHTETndërtuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!