×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot priten reshje shiu, në disa pjesë të vendit në mbrëmje borë

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 7:05

    Vranësirat vijnë duke u shtuar mbi vend ditën e mërkurë.

    Më vonë nga pjesë qëndrore e lindore priten reshje të pakta shiu, që me rënie të temperaturave orëve të mbrëmjes të shndërrohen në borë.

    Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 4C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 3-6m/s.
    Të enjten fillimisht të reshura të dobëta dëbore paraqiten në vend, ku ditën shndërrohen në reshje shiu. Ditën e premtë nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite priten mundësi për riga shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 9C e 10C, ato maksimale, e minimalet deri në 0C e 1C.

    Në fundjavë sërish më shumë vransira me ditën e shtunë, që shndërrohen në reshje dëbore gjatë mbrëmjes, me ulje të temperaturave fare pranë 0C. Erëra mesatare nga krahu jugor frynë ditëve vijuese, 3-9m/s, e nga e shtuna mbrëma ndryshojnë drejtimin në verilindje, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!