×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U rrëzua nga biçikleta, vdes 60-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    15 Qershor 2025 | 14:50

    Një 60-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike të shtunën në Tiranë.

    Sipas policisë, i ndjeri derisa po lëvizte me biçikletë u rrëzua dhe nga dëmtimet e rënda që mori vdiq në spital.

    “Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!