Policia e Kosovës dhe Prokuroria në Gjilan kanë dhënë detaje për rastin tragjik që ndodhi sot ku tre persona u vranë në këtë qytet.
Prokurori i rastit, Isuf Sadiku, në një konferencë për media pas vrasjes së trefishtë në Gjilan tha se është ende herët të dilet me qëndrim për motivet.
“Ju siguroj se rasti do të trajtohet me profesionalizem dhe seriozitet nga Prokuroria Themelore në Gjilan”, tha ai.
“Ditëve në vijim do të merren në pyetje të dëmtuarit në rast, që të shohim nëse të njëjtit na ofrojnë ndonjë sinjal që të kuptojmë motivin apo të shohim nëse rasti ka ndodhur aty për aty”, ka deklaruar Sadiku.
Për këtë vrasje po kërkohen tre persona: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjul Shkodra. /Reporteri.net/.