Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me JTI-në, ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për: Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025.
Në këtë ceremoni, gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Arjeta Shabani ka fituar çmimin e tretë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025.
Artikulli “Kosova, nga “insider tip” drejt destinacionit të ëndërruar” trajton rritjen e turizmit malor në Kosovë dhe ndikimin pozitiv të shtigjeve të ecjes.
Në artikull, turistë nga vende të ndryshme evropiane – si Gjermania dhe Holanda tregojnë përvojat e tyre pozitive, duke vlerësuar natyrën, mikpritjen, ushqimin tradicional dhe autenticitetin e bujtinave.
Përkundër këtij potenciali, artikulli thekson sfida të mëdha: mungesë bujtinash të mjaftueshme, problem me menaxhimin e mbeturinave, mungesë të guidave të licencuara dhe infrastrukturë të dobët (ujë, rrugë, energji).
Në ceremoninë e AGK-së, në partneritet me JTI-në, çmimin e parë e kanë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025 e kanë ndarë gazetarët Alberta Hashani e “Betimi për Drejtësi” dhe Egzon Dahsyla i “Kallxo.com”, ndërsa çmimin e dyte e ka fituar gazetarja gazetarja e “KTV/Koha”, Sanie Jusufi. /Reporteri.net/
