×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Aksioni për manipulim votash në Prizren, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit

    Reporteri
    23 Janar 2026 | 11:13

    Prokuroria Themelore në Prizren është duke e zhvilluar një aksion në lidhje me manipulimin me vota për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

    Nga kjo Prokurori kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se aksioni është duke vazhduar dhe detaje të tjera priten të bëhen të ditura më vonë.

    Siç po raportohet nga ky aksion ka edhe të arrestuar.

    Një nga të arrestuari është dhe një komisioner, i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka.

    Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.

    Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS), si dhe shtoi se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.

    Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.

    “Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!