×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Raporti i policisë

    Gjenden mbetje eshtërore në Skënderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

    Reporteri
    30 Janar 2026 | 8:33

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë të Skënderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.

    Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.

    PERSON I ZHDUKUR

    “Skenderaj, Mitrovicë 1998/9. Me 29.01.2026 – 10:00. Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin e policisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!