Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha përpjekje për eliminim politik të saj.
Ajo tha se kundërshtimet ndaj saj erdhën pasi zhvilloi takime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Osmani tha se Kosova para vetës ka dy rrugë.
“Në njërën anë është rruga e atyre që e çojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e secilit, secilit që Republikën e vendos përpara çdo interesi partiak dhe ideologjik, rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme dhe ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një president që u ul me presidentin e SHBA-së. Kurse rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, e aleancave të forta, rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë”, tha Osmani.
Ajo tha se Kosova ka vetëm një drejtim përpara, dhe se bashkimi me LDK-në nuk është për pushtet por për shpresë.
Osmani tutje tha se Republika nuk është vetëm e një njeriu dhe partie, por e popullit.
