×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Numrat

    Kurti pyetet për një koalicion të mundshëm me LDK’në, i shmanget përgjigjes duke kaluar në temë tjetër

    Reporteri
    19 Qershor 2026 | 10:36

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet lidhur me mundësinë për një koalicion të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur nga gazetarët për këtë, Kurti i ka ikur pyetjes dhe ka kaluar në temë tjetër.

    “Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, ka deklaruar shkurt Kurti.

    Nga LDK e kanë kërkuar vetë një marrëveshje me VV’në.

    Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka folur të mërkurën për rëndësinë e një marrëveshje “pako”, teksa ka thënë se një bashkëpunim me VV’në do ta nxirrte vendin nga kriza për zgjedhjen e presidentit dhe se do të shmangte zgjedhjet e reja.

    Menjëherë pas deklarimit të Hazirit, disa në LDK kanë dalë kundër kësaj ideje.

    Avdullah Hoti e ka quajtur këtë si eksperiment, duke shtuar se LDK s’është pronë e askujt.

    Figura tjera të kësaj partie kanë kërkuar zgjedhje të brendshme në LDK./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!