Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në takimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit, së bashku me disa resorë ministrorë, si pjesë e një oferte për bashkëqeverisje.
“Kemi ofruar pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi ‘balanc demokratik’, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë, në përputhje me rezultatin, ta ndajmë përgjegjësinë me resorë ministrorë në ekzekutiv”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se kjo ofertë pasqyron rezultatin e zgjedhjeve dhe synon ndarjen e përgjegjësive në qeverisje mes dy subjekteve politike.
Duke komentuar kërkesën e LDK-së për postin e presidentit, Kurti u shpreh se kjo parti nuk i ka as 30 vota në Kuvend për ta bërë një propozim të tillë.