Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.
“Duke vazhduar takimet e tij me autoritetet e Kosovës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha”.
“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje,” tha Schuebel.