×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ymeri: Tregtimi me rrymë “1 me 1”, me tenderë jo publikë, duhet të ndalohet një herë e mirë

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 11:32

    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë se 95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit.

    Ajo ka thënë se kjo ndodh kur ka kërkesë për llogaridhënie.

    Rrjedhimisht, Ymeri ka thënë se tregtimi i mbyllur 1 me 1 i rrymës dhe tenderët publik me negociata pa urgjentë duhet të ndalen një herë e mirë.

    Postimi i saj:

    95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit.

    💶 10.2 Milionë Euro.

    🚨​E shihni? Kur ka kërkesë për llogaridhënie dhe presion nga të gjithë, gjërat ndryshojnë.

    Tregtimi i mbyllur “1 me 1” i rrymës dhe tenderët jo publik e me negociata pa urgjencë duhet të ndalen një herë e mirë.

    Kjo as që duhet të diskutohet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!