×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Plas “lufta”, Arilena dhe Alketa heqin njëra-tjetrën nga Instagrami

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 20:00

    Deklarata e Alketa Vejsiut se në Festivalin e RTSH nuk fitoi meritokracia ka bërë që të plasë lufta mes saj dhe Arilena Arës.


    Arilena, e cila fitoi çmimin e parë mbrëmjen e së dielës, ka hequr nga Instagrami moderatoren pasi kjo e fundit tha se nuk Elvana Gjata nuk kishte nevojë për garë për të konfirmuar atë që është dhe se i vinte keq që nuk i dha dot zë, zërit të publikut.

    Gjithashtu edhe Alketa Vejsiu ka hequr këngëtaren nga rrjeti social.

    Ndërsa Arilena nuk ka bërë ende një deklaratë të hapur mbi qëndrimin e saj në lidhje me deklaratën e moderatores.

    Ndërkohë në një postim tjetër Alketa tha se: “Në fund të të gjithave Bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij Festivali! Faleminderit të gjithëve!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!