×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Bartës i listës së Vetëvendosjes jam unë

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 23:37

    Albin Kurti ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së e ka nominuar atë si kandidat për kryeministër nga LVV në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Kurti ka thënë se është nder e përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet. Ai ka thënë se është bartës i listës.

    “Bartës i listës jam unë”, ka thënë Kurti.

    Numër dy në listë është Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Kurti ka vazhduar me prezantimin e deputetëve.

    Sot KQZ-ja ka certifikuar listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa në listën e VV-së mungon emri i Albin Kurtit, meqë atij iu pamundësua kandidimi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!