×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Në listën e votuesve jashtë vendit edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 19:35

    Në listën e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit gjenden edhe emrat e ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ish-drejtuesve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, shkruan Reporteri.net.


    Thaçi e Veseli aktualisht gjenden në Hagë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale nën pretendimet se kanë kryer krime lufte.

    Emrat e tyre gjenden në listën e votuesve jashtë vendit:

    Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë, respektivisht në Haaglanden të Scheveningen kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

    Edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL-UÇK;së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues pjese e diasporës.

    “KSC ju siguron ndihmë, brenda kornizës së duhur ligjore, për të burgosurit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar ditë më parë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Angela Griep.

    Kujtojmë që Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe ata jashtë vendit;
    Nga 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim, KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë e 100.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!